1. Lajme
  2. TEKNOLOGJI
  3. Microsoft lançon reklamat në menunë Start të Windows 11-ës për të gjithë përdoruesit

Microsoft lançon reklamat në menunë Start të Windows 11-ës për të gjithë përdoruesit

featured

Microsoft ka filluar të aktivizojë reklamat e menusë Start në Windows 11 për të gjithë përdoruesit. Pas testimeve në fillim të muajit, Microsoft ka nisur dërgimin e përditësimit KB5036980 për të gjithë përdoruesit e Windows 11-ës kësaj jave.

Ato shfaqen në formën e rekomandimeve për aplikacionet Microsoft Store në menunë Start.

“Seksioni i rekomandimeve do të fillojë të shfaqë disa aplikacione në Microsoft Store,” tha Microsoft në versionin më të fundit publik të Windows 11-ës.

Për fatin e mirë përdoruesit mund të çaktivizojnë këto reklama që Microsoft i quan rekomandime. Nëse keni instaluar përditësimin KB5036980, mjafton të shkoni në Settings > Personalization > Start dhe të çaktivizoni opsionin “Show recommendations for tips, app promotions, and more.”

Lëvizja e fundit e Microsoft për të aktivizuar reklamat në menunë Start të Windows 11 vjen pas manovrave të ngjashme me ekranin e kyçjes dhe menunë Start në Windows 10. /PCWorld Albanian

Microsoft lançon reklamat në menunë Start të Windows 11-ës për të gjithë përdoruesit
|