featured

Egla e inatosur: Ik mo se kam ditëlindjen, çfarë njerëzish jeni?

Siç e dimë tashmë, Egla, Meritoni dhe Ilnisa ndodhen ende të izoluar në dhomën e ‘Torturës së Bardhë’.

Edhe pse vetëm tre, siç duket ata po ‘rrëmbejnë’ një vëmendje shumë të madhe prej publikut.

Ditën e sotme Egla ka ditëlindjen por kjo gjë nuk ka mjaftuar që çifti Ilnisa-Meriton të qëndrojnë në heshtje dhe të mos ‘i prishin’ ditën Eglës.

Pasi është zgjuar prej gjumit aktorja ka nxjerrë dyshekun në oborr dhe ka qëndruar e vetme.

Aty i është bashkuar dhe Meritoni i cili e ka bezdisur paksa ku kjo e fundit i kthehet ashpër: Shko merr një dozë qetësie në dhomën e rrëfimit. Ik o burr ik. Ik mo se kam ditëlindjen çfarë njerëzish jeni? Jeni ç’njerëzor mo e kupton që jeni ç’njerëzor? Që dje deri në mëngjes vetëm keni lëvri, më keni zgjuar nga gjumi tre herë. Shko merr një dozë qetësie në dhomën e rrëfimit, mos ec t’më çash mua dërrasat!

Egla e inatosur: Ik mo se kam ditëlindjen, çfarë njerëzish jeni?

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Identifikohu

Identifikohu ose krijo një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Press Online.al - i cili është plotësisht falas!