featured

Wall Street Journal: Putini dëshiron luftë në Ballkan, sytë nga Kosova

“Putini dëshiron luftë në Ballkan”, kështu shkruan gazeta prestigjioze amerikane, Wall Street Journal. Sipas kwsaj tw fundit, ndërsa të gjithë sytë janë te Ukraina, një tjetër konflikt po shpërthen në Evropë. Tre dekada pas shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë, përplasjet e fundit midis Serbisë dhe Kosovës kanë rindezur konflikte të vazhdueshme etnike.

Gazeta shkruan ndwr tw tjera se Serbia po i drejton ngjarjet në terren, Moska po ndez flakët. Vladimir Putin sipas medias, ka qenë i sinqertë në lidhje me dëshirën e tij për të dobësuar Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe për të rikthyer Rusinë në kufijtë e saj historikë. Por me forcat ruse që pësojnë humbje në Ukrainë, Moska ka shumë për të fituar duke nxitur telashe diku tjetër në kontinent.

Sytë e Rusisë janë drejtuar nga Kosova, ndërsa Serbia po drejton zhvillimet në terren. Kriza e duhur rajonale do t’i jepte Kremlinit një mundësi për të fituar ndikim lokal përmes tregtisë së armëve dhe ndërmjetësimit, duke larguar vëmendjen nga Ukraina dhe duke i dhënë Rusisë ndikim mbi udhëheqësit perëndimorë.

Wall Street Journal: Putini dëshiron luftë në Ballkan, sytë nga Kosova

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Identifikohu

Identifikohu ose krijo një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Press Online.al - i cili është plotësisht falas!