1. Lajme
  2. TEKNOLOGJI
  3. Rusia paralajmëron SHBA: Do të goditen satelitët e SpaceX nëse përdoren për spiunazh

Rusia paralajmëron SHBA: Do të goditen satelitët e SpaceX nëse përdoren për spiunazh

featured

Rusia tha ditën e Mërkure se kishte informacion për përpjekjet e inteligjencës Amerikane për të përdorur satelitët komercialë të operatorëve si SpaceX për spiunazh dhe se një lëvizje e tillë i bën këto satelitë një shënjestër.

Këtë muaj agjencia lajmeve Reuters tha se SpaceX është duke ndërtuar një rrjet prej qindra satelitësh nën një kontratë të klasifikuar me inteligjencën Amerikane.

Jemi në dijeni të përpjekjeve të Uashingtonit për të përdorur sektorin privat për qëllimet e saj ushtarake hapësinore,” tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Ruse Maria Zakharova.

Sipas saj sisteme të tilla do të bëhen shënjestër e ushtrisë.

Një raport i Wall Street Journal në Shkurt listonte një kontratë të klasifikuar me vlerë 1.8 miliardë dollarë me SpaceX për një agjenci shtetërore emri i të cilës nuk bëhej i ditur.

Tani Reuters ka zbuluar emrin dhe qëllimi i kontratës është ndërtimi i një rrjeti prej qindra satelitësh të cilët mund të fotografojnë dhe operojnë në orbitën e ulët të Tokës.

/PCWorld Albanian

Rusia paralajmëron SHBA: Do të goditen satelitët e SpaceX nëse përdoren për spiunazh
|