featured

Rapidi konfirmon çmimin për Rrahmanin

Te Rapid Bukureshti kanë konfirmuar çmimin prej tetë milionë eurosh për kartonin e sulmuesit të Kosovës, Albion Rrahmani.

Në fakt, këtë e ka konfirmuar pronari i Rapidit, Dan Sucu, i cili ka insistuar se shuma prej tetë milionë eurosh është e përballueshme për ekipet e interesuara, duke marrë parasysh vlerën e Rrahmanit. 23-vjeçari po shkëlqen këtë edicion në kampionatin e Rumanisë, ndërsa është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rapidit.

“Do të ishte mirë nëse ai shkon por edhe nëse qëndron. Ka shumë diskutime dhe është herët të flasim për diçka më shumë. Nuk është shumë e lartë parash duke pasur parasysh aftësitë e tij”, ka thënë pronari i Rapidit.

Aktualisht, interesim konkret për Rrahmanin ka shprehur Benfica e Portugalisë dhe gjasat janë të mëdha që ta transferoj në verë.

Rrahmani ka kontratë deri në vitin 2026 me Rapidin, ekip të cilit iu bashkua vitin e shkuar nga Ballkani për 600 mijë euro. Aktualisht, Rrahmani ka shënuar 13 gola në 15 ndeshje kampionale.

Rapidi konfirmon çmimin për Rrahmanin

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Identifikohu

Identifikohu ose krijo një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Press Online.al - i cili është plotësisht falas!