featured

LSDM: Kandidatja e VMRO-së nuk e ka mbështetjen e qytetarëve

Partia maqedonase në pushtet LSDM thotë se Gordana Siljanovska Davkova nuk e ka mbështetjen e qytetarëve për shkak se VMRO-DPMNE nuk ka nënshkrime të vlefshme për të.

Zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska, sot në konferencë për shtyp tha se Siljanovska-Davkova kandidaturën e saj e ka parashtruar me nënshkrimin e deputetëve e jo me nënshkrimin e qytetarëve.

“ VMRO-DPMNE nuk ka mbledhur nënshkrime të vlefshme ligjore për kandidaten e tyre për presidente, Gordana Siljanovska Davkova. VMRO-DPMNE-ja kandidaturën për Siljanovskën në KSHZ e ka parashtruar me nënshkrime deputetësh e jo me nënshkrime të qytetarëve. Dukshëm VMRO-DPMNE siç i kurdis anketat, dëshiron që t’i kurdis edhe nënshkrimet, e kur e kanë kuptuar se do të kontrollohet legaliteti i çdo nënshkrimi, nuk i kanë parashtruar”, tha Bodganka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.

LSDM: Kandidatja e VMRO-së nuk e ka mbështetjen e qytetarëve

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Identifikohu

Identifikohu ose krijo një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Press Online.al - i cili është plotësisht falas!