featured

Krasniqi: Kurti përdor krizat për të shitur kompromiset me Serbinë

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se përdor tensionin dhe krizat si një mënyrë për të shitur kompromiset dhe për të fituar përkrahjen e publikut.

Krasniqi në emisionin FIVE, ka theksuar se, kryeministri Kurti paraqet luftën e tij për sovranitetin, por në realitet ai shfrytëzon situatat për të imponuar vendimet e tij dhe për të pranuar marrëveshje që në thelb të tyre mbajnë kompromis.

“Analiza jonë konsiston në idenë që Kurti gjatë gjithë kohës e ka përdorë tensionin dhe krizat e tilla si një mënyrë përmes të cilit me e shit kompromisin që në mendjen e tij ai e ka bërë më moti por në publik e ka bërë në marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit duke e pranu në një farë mënyrë Asociacionin dhe të gjitha pikat tjera në atë marrëveshje”, ka deklaruar ai.

Megjithatë, sipas tij, në fund të procesit të negociatave në dialog me Serbinë, ai pranon kompromise duke justifikuar vendimet e tij si rezultat i presionit të jashtëm.

“Ky e ka kuptu që mënyra më e mirë për me shit një gjë të tillë është duke krijuar kriza të tillë që ai të duket sikur po tenton ta bëj sovranitetin, kinse po lufton me mish e me shpirt, madje edhe me faktorin ndërkombëtare, madje edhe me Amerikën po lufton gjoja për me imponu sovranitetin. Por, në fund kur po bën kompromise në fund thotë se nuk pat qare se presionin ishte shumë i madh, pra është mënyrë ndryshe prej politikaneve më herët se qysh e sjellë një kompromis nga dialogu”, është shprehur ai.

“Nëse më herët politikanët e kanë pranu një kompromis në negociata pa bërë këso filmash, pra mënyra e Kurtit për te kompromisi është përmes filmave. Këto janë filma vetëm për marrëdhënie me publikun dhe nuk kanë të bëjnë fare me sovranitetin ose me përmbajtjen që gjoja Kurti po dëshiron me shtri sovranitet të plotë”, ka deklaruar tutje Krasniqi.

 

Krasniqi: Kurti përdor krizat për të shitur kompromiset me Serbinë

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Identifikohu

Identifikohu ose krijo një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Press Online.al - i cili është plotësisht falas!