featured

Kapitenia Demaj ndërron skuadwr por jo kampionat

Kapitenia e Kombëtares së Kosovës në hendboll, Leonora Demaj, ka vendosur që të ndryshojë skuadrën për edicionin e ardhshëm.

Demaj të mërkurën ka nënshkruar për dy vjet me skuadrën Holstebro Handbold, që aktualisht garon në kategorinë e dytë të Danimarkës, por është në pjesën e epërme të tabelës dhe synon elitën.

Demaj deri në fund të edicionit do të luaj për Ringkobingun në Superligën e Danimarkës.

“Pas shumë vjetësh në elitë mendoj se Holstebro është vendi i duhur për të vazhduar zhvillimin. Vendimtare ishte qasja profesionale në Holstebro dhe synimi ambicioz që unë si lojtare me rol të madh në ekip mund të ndihmojë të realizohet. Kam pasur bisedë shumë të mirë me trajnerin Soren Norgaard dhe i gëzohem bashkëpunimit me të”, ka thënë Demaj, që pas pak ditësh grumbullohet me Kombëtaren e Kosovës për ndeshjet vendimtare me Poloninë.

Te Holstebro e vlerësojnë shumë lartë kapitenen e Kosovës.

“Është gjë shumë e madhe që kemi siguruar një lojtare të kalibrit të Leonorës. Ajo është lojtare e gjithanshme që me shpejtësinë e saj, shpërthimet dhe gjuajtjet nga distanca do të dëmtojë shumë skuadrat rivale. Me Leonorën kemi një lojtare që mund të vendos e vetme ndeshjet. Për këtë ajo do të jetë shumë e rëndësishme për edicionet e ardhshme”, ka theksuar trajneri Soren Norgaard.

Kapitenia Demaj ndërron skuadwr por jo kampionat

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Identifikohu

Identifikohu ose krijo një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Press Online.al - i cili është plotësisht falas!