featured

ISHP Maqedoni: Katër raste të reja me HIV dhe një me SIDA

Në muajin shkurt, u raportuan katër raste të konfirmuara me HIV dhe një me SIDA, të gjinisë mashkullore, të cilët janë të moshës nga 20 deri në 39 vjeç.

“Është raportuar një vdekje nga SIDA, i raportuar si i sëmurë në vitin 2018, gjinia mashkullore, e grupmoshës 35 deri në 39 vjeç. Sipas evidencës ekzistuese të rasteve të raportuara, deri më 29 shkurt, numri kumulativ i personave të regjistruar me HIV/AIDS në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për periudhën 1987-2024, është 645, prej të cilëve – 127 persona kanë vdekur, ndërsa 518 jetojnë me HIV/AIDS”, thuhet në raportin e Institutit për Shëndetësi Publike.

Nga ISHP gjithashtu njoftojnë se gjatë muajit shkurt janë raportuar gjithsej 49 raste me Covid-19.

“Gjatë muajit shkurt janë pranuar dy raporte për sëmundje infektive të enterokolitit tek një shtetas i huaj nga Suedia dhe zgjebe tek një shtetas i huaj nga Kroacia, të cilët kanë qëndruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, njofton ISHP.

ISHP Maqedoni: Katër raste të reja me HIV dhe një me SIDA

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Identifikohu

Identifikohu ose krijo një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Press Online.al - i cili është plotësisht falas!