featured

Irani i frikësohet humbjes së ndikimit në Kaukaz

Një Azerbajxhan secilën herë e më i fortë, i mbështetur prej Turqisë, e ka ndryshuar balancin e pushtetit vjetëve të fundit në Kaukazin Jugor.

Bakuja e ka marrë vitin e kaluar kontrollin e plotë mbi Nagorno-Karabak, rajonin e shkëputur për tri dekada, i cili ka qenë nën kontrollin e armenëve etnikë.

Ndërkohë, një Armeni e dobësuar është distancuar prej aleates tradicionale, Rusisë, dhe i është afruar Perëndimit.

Ndryshimet gjeopolitike në rajon i kanë rritur shqetësimet brenda Iranit, i cili gjendet në kufi me Armeninë dhe Azerbajxhanin.

Teherani frikësohet që mund të humbë ndikimin në rajonin që është dominuar për kohë të gjatë prej Moskës, aleates së tij.

Republika Islamike e kundërshton ashpër korridorin e propozuar Zangezur, i cili do të mund të lidhte Azerbajxhanin me enklavën Nakçivan përmes territorit armen, dhe të hapte një rrugë tregtare me rivalen e Teheranit, Turqinë, e përtej saj.

Irani është, po ashtu, i shqetësuar që Bakuja mund të zaptojë me forcë më shumë territor në jug të Armenisë, për të krijuar vazhdimësi territoriale me Nakçivanin, çka do të mund të bllokonte qasjen e Teheranit me Jerevanin që e ka aleat.

Irani është kundër edhe normalizimit të marrëdhënieve mes Armenisë dhe Turqisë, skenar që mund të zvogëlonte varësinë e Jerevanit ndaj Teheranit dhe do të hapte rrugën për ndikim më të madh perëndimor në atë rajon.

“Këto dinamika në rajon dhe rënia e ndikimit rus përbëjnë sfida potenciale për synimet gjeopolitike të Iranit për rajonin, në periudhë afatgjatë”, ka thënë Hamidreza Azizi, hulumtues në Institutin Gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe ato të Sigurisë.

/REL

Irani i frikësohet humbjes së ndikimit në Kaukaz

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Identifikohu

Identifikohu ose krijo një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Press Online.al - i cili është plotësisht falas!