featured

Gecaj: Deklaratat e Vuçiqit janë retorikë e përsëritur

Hysni Gecaj, ish-ushtarak, ka thënë se deklaratat e Vuqiq-it më shumë janë një retorikë e Vuqiqit, sepse nuk është hera e parë që ai thotë se ne do të kthehemi në Kosovë, pasi kishte edhe sllogane të tilla, të shkruara dhe të deklaruara edhe në veriun e Kosovës, por edhe brenda Serbisë.

“Gjithmonë duhët të jesh i gatshëm për atë që mund të ndodhë, por kjo nuk do të thotë se mund të ndodhë, por duhet të jesh gatshëm, sa më i përgatitur të jesh, rreziku është më larg teje,” tha Gecaj.

Sipas tij, armiku derisa e kupton që ti je i papërgatitur, kur ti nuk ke një mbështetje, politike, si shtet një mbështetje prej instancave ndërkombëtare të sigurisë, atëherë ai e sheh mundësinë për të bërë dicka.

E dëshirë e shtetit serb, sipas Gecaj, mbetet marrja e shtetit të Kosovës.

“Natyrisht, Serbia e ka dëshirën me kthy krejt Kosovën, sepse ende e ka edhe në preambulen Kushtetuese, brenda Serbisë, por kjo nuk mund të ndodhë dhe nuk do të ndodhë, por ne nuk bënë të rrijmë duarkryq.”

“Ne jemi edhe partner i NATO-s, edhe pse ende nuk jemi pjesë e NATO-s, por për të qenë partner duhet të jesh i gatshëm edhe ushtarakisht edhe politikisht që t’i mbështesësh këto struktura euroatlantike,” shtoi Gecaj.

Gecaj: Deklaratat e Vuçiqit janë retorikë e përsëritur

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Identifikohu

Identifikohu ose krijo një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Press Online.al - i cili është plotësisht falas!