featured

Familja e emigrantit Leonard Farrukut: Qeveria britanike duhet të mbajë përgjegjësi

Leonard Farruku, 27-vjeç, nga Manza e Durrësit ishte shqiptari i vetëvrarë në anijen Bibby Stockholm ku mbahen azilkërkuesit e regjistruar në Britani. I riu pagoi 4,000 euro për të kaluar Kanalin La Mansh me gomone duke hyrë ilegalisht në Britani verën e kaluar.

Ndërkohë media britanike ‘The Guardian’ i ka kushtuar një artikull vdekjes së Farrukut, në të cilin thuhet se familja e tij ka nisur veprime ligjore kundër qeverisë dhe kërkojnë që të merret një vendim që të nisë një hetim i pavarur për vdekjen e Leonard Farrukut.

Familjarët i kanë kërkuar qeverisë që të përgjigjet deri të premten për atë që e cilësojnë si nevojë urgjente për të siguruar prova në lidhje me ngjarjen. Policia dhe mjekësia ligjore po hetojnë vdekjen e Farrukut, i cili u gjet i pajetë në një banjo në anijen Bibby Stockholm.

“Qeveria britanike duhet të mbajë përgjegjësi për vdekjen e Leonardit. Dëshira jonë është të kuptojmë të vërtetën e asaj që i ndodhi Leonardit dhe të sigurohemi se gjëra të tilla nuk do të ndodhin më ndaj azilantëve të tjerë. Qeveria duhet të ndërmarrë një hetim të plotë dhe të pavarur për vdekjen e Leonardit”, tha motra e viktimës, Jola Dushku.

Familja e emigrantit Leonard Farrukut: Qeveria britanike duhet të mbajë përgjegjësi

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Identifikohu

Identifikohu ose krijo një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Press Online.al - i cili është plotësisht falas!