featured

Ademi pret suksese të Kosovës në skenën ndërkombëtare

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi ka thënë se beson se Kosova do të jetë e suksesshme në arenën ndërkombëtare me stafin e ri.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Ademi ka thënë se Kosovën e pret një mision i ri me stafin e ri. Ai ka shtuar se selektori i ri, Franco Foda ka punuar me përkushtim gjatë këtyre ditëve me futbollistët e Kosovës.

“Me stafin e ri të trajnerëve të Kombëtares për një mision të ri. Së bashku po e nisim një rrugëtim të ri, i cili besojmë se do të na çojë drejt suksesit e lavdisë në skenën ndërkombëtare të futbollit. Gjatë këtyre ditëve stafi i trajnerëve në krye me Franco Fodën kanë punuar me shumë zell dhe vendosmëri që ekipi ynë dardan ta përfaqësojë me dinjitet flamurin e Kosovës në çdo ndeshje e në çdo garë”, ka shkruar Ademi. “Jam krenar që kemi një ekip kaq të talentuar dhe të përkushtuar të futbollistëve dhe jam i bindur se kjo fazë e re do të na sjellë momente të mrekullueshme dhe suksese të mëdha në rrugëtimin tonë”.

Ademi pret suksese të Kosovës në skenën ndërkombëtare

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Identifikohu

Identifikohu ose krijo një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Press Online.al - i cili është plotësisht falas!