1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Të shtëna me armë në Prishtinë, nuk raportohet për të lënduar

Të shtëna me armë në Prishtinë, nuk raportohet për të lënduar

featured

Policia e Kosoves ka njoftuar se janë dëgjuar të shtëna armësh në dy lokacione afër rrugës “Bedri Shala” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se sipas informatave të deritashme, nuk ka të lënduar. Policia është në kërkim të të dyshuarve.

“Sot rreth orës 21:40, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë  dy lokacione afër rrugës ‘Bedri Shala’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Ahmeti.

Ndryshe, sot gjatë ditës, në të njëjtin lokacion ka pasur të shtëna, ku një person ka mbetur i plagosur, por i cili është jashtë rrezikut për jetë.

Të shtëna me armë në Prishtinë, nuk raportohet për të lënduar
|