featured

Përplasja fizike Sara-Françeska, ja kujt i jep të drejtë Balina Bodinaku

Ish-opinionistja e BBV1, Balina Bodinaku nëpërmjet një lidhjeje telefonike për emisionin “Big Brother Radio” ka dhënë mendimin e saj për debatin e ashpër mes Sarës dhe Françeskës brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Konflikti nisi kur Sara e shtyu Françeskën drejtuar tualetin, për ta mbyllur atë dhe veten brenda. Debati më pas ka agravuar ku edhe Françeska ka filluar ta shtyjë Sarën. A do të ketë përjashtime apo dënime nga produksioni për dyshen mbetet për tu parë nesër.

Balina Bondinaku në lidhje me këtë situatë shprehu se përkrah më shumë Sarën në këtë përplasje për këto arsye:

Unë nuk di ta bëj analizën e saktë të asaj se çfarë ka ndodhur sepse jo gjithçka duket qartë. Mendoj që elementi më pak i rëndësishëm në këtë histori është kush shtyu kë? Ne nuk duhet të ishin duke folur për këtë. Zarfi i Zi duhet të kishte ardhur që kur filluan ofendimet. Ky është një qëndrim i imi për çdo ngjarje në shtëpinë e BBV. 

Dhuna verbale nuk është më pak dhunë se sa ajo fizike, është po aq e dënueshme. Tolerimi i dhunës verbale, le të themi normalizimi në njëfarë mënyre ka çuar edhe në situatën në të cilën është sot shtëpia e BBV, ku shikojmë një dhunë ekstreme e cila ka dalë jashtë kontrollit. Duket sikur kanë hequr dorë nga çdo lloj fantazie të menduari, dëshire për të luajtur. Po i bien shkurt kur janë në nominim i fusin një sherr, shahen dhe mendojnë se po qëndrojnë akoma ndërkohë që janë bërë bajate, vulgare, të rëndomta dhe të padurueshme.

Ai është një vetësakrifikim edhe i Sarës. Ajo nuk e di se çfarë ndodh jashtë. Në momentin që e bën këtë gjë ajo ose luan me bllofin ‘të dalë ku të dalë të shoh ku jam’ ose thjesht i ka ardhur në majë të hundës nga ato ofendime. Mendoj që në disa raste gjykimi që i është bërë Sarës për jetën personale, ka qenë për mua i tepruar dhe e ka bërë atë vajzë të ndihet e gjykuar. 

Sipas Balinës ja kush duhet të dalë dhe kush duhet të dënohet:

Të them të drejtën nuk dua të dukem e njëanshme, nuk kam ndonjë simpati të veçantë për njërën apo për tjetrën por mendoj që agresioni i Françeskës ishte i pajustifikuar dhe ishte ai që e inicioi. Nëse një agresion ndalohet në moment nuk jep mundësi që të degradojë deri në atë pikë. 

Përplasja fizike Sara-Françeska, ja kujt i jep të drejtë Balina Bodinaku

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Identifikohu

Identifikohu ose krijo një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Press Online.al - i cili është plotësisht falas!