featured

Fiona Kuka me rezultatin e parë serioz në xhudo

Vajza e Driton Kukës, njërit prej trajnerëve më të mirë të xhudos në botë, ka regjistruar në fundjavë rezultatin e parë serioz. Fiona Kuka u rendit e pesta në kategorinë deri 57 kg, në Kupën Evropiane të xhudos për kadetë të mbajtur në Antalya të Turqisë.

Driton Kuka ka shkruar se të jesh trajner dhe prind në të njëjtën kohë, është e vështirë.

“Fiona ushtron çdo ditë tash e shumë vjet. Deri tani nuk e kam menduar që do të filloi karrierën seriozisht. Por prej të dielës po mendoj që e ka potencialin për suksese serioze. Kupa Evropiane ishte gara e parë e saj zyrtare. I kishte tri fitore, iu afrua medaljes, por pak përvojë i mungoi që të stoliset me medalje”, ka shkruar Driton Kuka.

Në vendin e pestë u renditën edhe Sidorela Dodaj e Enise Zijade në kategorinë deri 52 kilogramë.

Edhe xhudistët e tjerë të rinj kosovarë shënuan fitore, por pa arritur në zonën e medalje.

Fiona Kuka me rezultatin e parë serioz në xhudo

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Identifikohu

Identifikohu ose krijo një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Press Online.al - i cili është plotësisht falas!