featured

Dështoi sistemi elektronik? Ja si ia doli Liami t’i shpëtonte kontrollit

Zv.drejtori për hetimin e krimeve, Alket Shatro ka qenë sot i ftuar në emisionin “Top Story”, ku sqaroi skandalin që ndodhi ditën e djeshme brenda BBV3, ku u arrestua Liam Osmani. Ai shpjegon se si i ka shpëtuar policisë në aeroport Liami, nëpërmjet sistemit elektronik.

Alket Shatro: Ka pasur një vendim të formës së prerë për shtetasin, i cili ka kaluar në Rinas duke përdorur një pasaportë gjermane. Ka përdorur sistem elektronik dhe sistemi nuk ka gjeneruar alert.

Grida Duma: Pse? Domethënë sistemi ka dështuar?

Alket Shatro: Jo, sistemi nuk ka dështuar, vetëm në 2023, jo vetëm nga sistemi por edhe nga strukturat e sistemit TIMS që përdorin oficerët e policisë janë kapur rreth 200 shtetas në kërkim kombëtar dhe 80 ndërkombëtar. Ky shtetas nuk është shpallur në kërkim ndërkombëtar sepse kërkimi ndërkombëtar është në dispozicion të prokurorit.

Zv.drejtori shtoi gjithashtu se ngjarja nuk ka pasur aspak lidhje me shtëpinë e BBV3, por ata nuk kanë arritur ta identifikojnë më përpara.

 

Dështoi sistemi elektronik? Ja si ia doli Liami t’i shpëtonte kontrollit

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Identifikohu

Identifikohu ose krijo një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Press Online.al - i cili është plotësisht falas!