featured

Bislimi takohet nesër me Lajçakun

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë ditës së nesërme(e martë) pritet të takohet me përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Sipas njoftimit për media, takimi i Bislimit dhe Lajçakut do të zhvillohet nga ora 09:30. Në këtë takim do të diskutohet për “ecjen përpara me zbatimin e Marrëveshjes Bazike”.

Ndryshe, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë të hënës së 4 marsit, ka paralajmëruar se do të diskutojë me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin, për çështjen e dinarit.

“Kjo është arsyeja pse si hap i menjëhershëm i ardhshëm do të kem një diskutim vijues me zëvendëskryeministrin e parë dhe kryenegociator të Kosovës, Besnik Bislimi”, ka shkruar Lajçak.

Lajçak, përmes një postimi në Facebook, foli për takimin në Bruksel mes përfaqësuesve të BQK-së dhe palës serbe ku u diskutua për dinarin.

Ai tha se nevojiten takime më tej për të gjetur zgjidhje.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka dalë me qëndrim se çështja e dinarit është çështje e brendshme dhe nuk do të diskutohet në dialog.

Për këtë arsye, edhe kishte shkuar përfaqësuesi i BQK-së në Bruksel dhe jo përfaqësues të Qeverisë.

Bislimi takohet nesër me Lajçakun

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Identifikohu

Identifikohu ose krijo një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Press Online.al - i cili është plotësisht falas!