Apple u godit nga një gjobë me vlerë 1.8 miliardë euro nga Bashkimi Europian ditën e Hënë sepse ka penguar Spotify dhe shërbimet e tjera streaming të muzikës të përdorin sisteme vetjake apo të jashtme pagesash në App Store.
Vendimi i Komisionit Europian erdhi pas një ankese nga gjiganti Suedez Spofity në 2019-ën lidhur me kufizimet e vendosur nga Apple dhe aplikimi i komisioneve 30 përqind.
Sipas Bashkimit Europian praktikat e Apple ka krijuar kushte të pafavorshme për konkurrentët.
“Për një dekadë, Apple abuzoi me pozitën e saj dominuese në treg për shpërndarjen e aplikacioneve të transmetimit të muzikës përmes App Store”, tha në një deklaratë shefja e konkurrencës së BE-së, Margrethe Vestager.
Apple kritikoi vendimin e BE-së duke thënë se do ta sfidonte në gjykatë.
Nga ana tjetër Vestager urdhëroi Apple që të hiqte kufizimet e vendosura në App Store, masa të cilat i imponon edhe Akti i Tregjeve Dxihitale (DMA) që Apple duhet ti përmbahet brenda 7 Marsit.
Gjoba e vendosur ndaj Apple lë në hije 8.25 miliardë dollarët e vendosura ndaj Google në tre raste të ndryshme dekadën e kaluar.
/PCWorld Albanian