Keni postuar apo lënë një koment ndonjëherë në Reddit? Fjalët tuaja së shpejti do të përdoren për të trajnuar modelet e inteligjencës artificiale sipas Bloomberg.
Uebsajti nënshkroi një marrëveshje me vlerë 60 milionë dollarë në fillim të këtij viti dhe raportohet se ka njoftuar investitorët potencial në lidhje me këtë zhvillim që vjen pak përpara IPO-së.
Bloomberg zgjodhi të mos bënte publike emrin e “kompanisë së madhe AI” që do të paguajë Reddit miliona për qasje në përmbajtjet e saj, por marrëveshja mund të shërbejë si model për kontratat e ardhshme.
Vitin e kaluar Reddit tha se do të fillonte të tarifonte kompanitë për qasje në API-në e saj. Kompanitë kanë nevojë për API për të trajnuar chatbotët e tyre me postimet dhe komentet e Reddit të cilat janë shkruar nga njerëz realë përgjatë 18 viteve ekzistencë të rrjetit social.
Por e njëjta API përdoret nga zhvilluesit, përfshirë ata që ofronin aplikacioneve të palëve të treta të Reddit dhe që janë më të mirë sesa vetë aplikacioni i kompanisë.
Mijëra komunitete protestuan vendimin vitin e kaluar. Reddit pritet të bëhet kompani publike muajin e ardhshëm që do ta vlerësonte me 5 miliardë dollarë. /CIO Albanian