featured

Grafite me simbolin serb në lagjen “Kroi i Vitakut” në veri, policia po e heton rastin

Grafite me simbole serbe, kryqi me katër C-ja, janë shkruar në një shtëpi të pabanuar te Kroi i Vitakut, në veri të Mitrovicës.

Policia e ka iniciuar rastin si “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

Kështu raportohet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ku theksohet se rasti është duke u hetuar nga policia.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse.

“Kroi i Vitakut, Mitrovicë Veri  29.02.2024 – NN. Më 01.03.2024 është vërejtur se në një shtëpi të pabanuar  janë shkruar grafitë (kryqi me 4C). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Grafite me simbolin serb në lagjen “Kroi i Vitakut” në veri, policia po e heton rastin

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Identifikohu

Identifikohu ose krijo një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Press Online.al - i cili është plotësisht falas!