featured

Epic do të lançojë një dyqan aplikacionesh për iOS në Bashkimin Europian

Epic Games njoftoi se Apple më në fund i ka rikthyer llogarinë e zhvilluesit në iOS në Bashkimin Europian.

Kjo do të thotë se kompania planifikon të lançojë një dyqan aplikacionesh për iOS këtë vit. Akoma më e rëndësishme është fakti se përdoruesit tashmë mund të shkarkojnë Fortnite në iPhone.

Kompania tha në Janar se do të lidhte bashkë dyqanin e aplikacioneve dhe Fortnite. E gjitha kjo vjen falë Aktit të Tregjeve Dixhitale të Bashkimit Europian i cili hyn në fuqi më 7 Mars.

Ligj përcakton shërbimet popullore si App Store, si “rojtarë” duke i detyruar të lejojnë produktet konkurruese në platformat e tyre.

Ky ligj gjithashtu lejon zhvilluesit të pranojnë pagesa dhe të shpërndajnë aplikacione në iOS jashtë dyqanit të aplikacioneve App Store.

Aplikacionet e shitura nga platforma të palëve të treta ende duhet të aprovohen nga Apple. Përplasjet mes Apple dhe Epic nisën vite më parë pasi ky i fundit vendosi të përdoret një sistem vetjak pagesash në Fortnite për iOS.

Në këtë mënyrë Epic shmangu komisionin 30 përqind që Apple merrte për çdo transaksion në App Store apo brenda aplikacioneve. Një betejë e gjatë ligjore nisi mes dy kompanive dhe pavarësisht se trupi gjykues vendosi që zhvilluesit mund të përdorin sistemet e tyre të pagesave, rrëzoi pretendimet e Epic se Apple është një monopol.

/PCWorld Albanian

Epic do të lançojë një dyqan aplikacionesh për iOS në Bashkimin Europian

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Identifikohu

Identifikohu ose krijo një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Press Online.al - i cili është plotësisht falas!