featured

U eleminua prej garës/ Ja cili ishte qëllimi i Merit

Puntatën e sotme, astrologia Meri Shehu la përfundimisht garën e saj në formatin ‘BBV3’.

Në intervistën e dhënë pas përfundimit të rrugëtimit të saj në format, Meri tha se megjithëse nuk mundi të fitonte 100 mijë euroshin, kjo eksperiencë i shërbeu të njihej më mirë me publikun.

Meri: Unë jam shumë e lumtur që njoha personazhet aty brenda, ndoshta nuk ishte qëllimi im final për të fituar 100 mijë euroshin, por të njihesha më mirë me publikun. Aty gjërat shkuan mirë, mund të shkonin edhe më mirë, mund të bënim aleanca me banorët, por nuk mund të them as se kam qenë një njeri i qetë. Po studioja dhe po menaxhoja energjitë e mia. Sa i përket Gazit dhe Ilnisës, unë nuk mund të ngrihesha që në mëngjes dhe të bëja shamatë me tenxhere apo të zihesha qoshe më qoshe të shtëpisë dhe as të këndoja gjithë natën këngë rroku apo të isha një mashkull që rrinte gjithë natën aty me burrat e tjerë. Pozicioni im ishte ky, u ndjeva mirë, bëra atë që doja të bëja, mora dashuri, mora atë që doja të merrja, tani jam e gjitha për ju që t’u tregoj horoskopin.

U eleminua prej garës/ Ja cili ishte qëllimi i Merit
Giriş Yap

Press Online ayrıcalıklarından yararlanmak için hemen giriş yapın veya hesap oluşturun, üstelik tamamen ücretsiz!