featured

Shkarkohen dy ministra shqiptarë në Maqedoninë e Veriut- Mbështetën Taravarin!

Në një seancë maratonë që zgjati deri pas mesnate, parlamenti maqedonas shkarkoi dy ministra të qeverisë teknike nga radhët e Aleancës për Shqiptarët (ASH) të cilët kishin mbështetur propozimin e kësaj partie që në zgjedhjet e majit t’i bashkoheshin bllokut opozitar shqiptar – Lidhja Europiane për Ndryshim.

Shkarkimi i ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti dhe i ministrit të Administratës dhe Shoqërisë Informatike, Azir Aliu, shkaktoi tensione të larta dhe përplasje verbal mes partive në pushtet dhe atyre opozitare. Argumenti i dhënë nga kryeministri teknik, Talat Xhaferi ishte se “nuk ka vërejtje për punën dhe profesionalizmin e ministrave Mexhiti dhe Aliu, por pas bashkimit të tyre me Arben Taravarin, duhet të largohen, pasi praktikisht, në Qeveri nuk mund të jenë dy subjekte opozitare”.

Ekzekutivi teknik me mandate 100 ditor për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, ka në përbërje edhe përfaqesues të partisë më të madhe opozitare të vendit, VMRO DPMNE. Fatmir Mexhiti hodhi akuza se largimi i tij po kërkesat për shkak të interesave të ngushta politike, duke e drejtuar gishtin nga  Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) i Ali Ahmetit, nga radhët e të cilës është edhe vetë Xhaferi.

Qeveria teknike e vendit fqinj u formua vetëm 10 ditë më parë. Propozimi për shkarkimin e dy ministrave erdhi nga ASH-ja pasi ata dolën publikisht hapur në mbështetje të Taravarit për të kaluar në opozitë, çka u kundërshtua nga themeluesi i kësaj partie, ish kryetar i saj drejtues aktual i Kuvendit të kësaj force politike, Ziadin Sela. Në vend të dy të shkarkuarve pritet të emërohen po dy shqiptarë, Ilir Demiri si ministër i Shëndetësisë dhe Naim Bajrami si ministër i Administratës dhe Shoqërisë Informatike.


Top Channel

Shkarkohen dy ministra shqiptarë në Maqedoninë e Veriut- Mbështetën Taravarin!
Giriş Yap

Press Online ayrıcalıklarından yararlanmak için hemen giriş yapın veya hesap oluşturun, üstelik tamamen ücretsiz!