featured

Mbreti Charles ndan mesazhin e parë publik pas diagnostikimit me kancer

Që kur Pallati Buckingham njoftoi se mbreti Charles po trajtohej për një formë kanceri, çdo informacion ka ardhur nga një zëdhënës. Mirëpo, Mbreti mbrëmjen e djeshme ka dërguar një mesazh publik duke falënderuar publikun për mbështetjen dhe urimet e mira që kur bëri të ditur diagnozën e tij një javë më parë.

“Dëshiroj të shpreh falënderimet e mia më të përzemërta për mesazhet e shumta të mbështetjes dhe urimet e mira që kam marrë ditët e fundit”, tha Mbreti. “Siç do ta dinë të gjithë ata që janë prekur nga kanceri, mendime të tilla dashamirëse janë ngushëllimi dhe inkurajimi më i madh”.

Ai shtoi, “Admirimi im i përjetshëm për kujdesin dhe përkushtimin e tyre të palodhshëm është edhe më i madh si rezultat i përvojës sime personale.”

Deklarata vjen vetëm disa ditë pasi mbretëresha Camilla dha një përditësim mbi gjendjen e Mbretit në daljen e saj të parë mbretërore që kur diagnoza e kancerit të tij u zbulua këtë muaj.

Mbreti Charles ndan mesazhin e parë publik pas diagnostikimit me kancer
Giriş Yap

Press Online ayrıcalıklarından yararlanmak için hemen giriş yapın veya hesap oluşturun, üstelik tamamen ücretsiz!