featured

Lëndohet një person në Kamenicë, iu dogj shtëpia nga ndezja e kaminit

Një person ka pësuar djegie të shkallës së parë, si pasojë e zjarrit që ka shpërthyer në shtëpinë e tij, mbrëmë në fshatin Busavatë të Kamenicës.

Viktima është duke marrë trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ndërkohë, zjarri dyshohet se ka shpërthyer kur motra e viktimës e ka ndezur kaminin dhe aksidentalisht është përfshirë dhoma e shtëpisë.

Në raportin ditor të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se përveç njësive policore rastit i është përgjigjur edhe ekipi i zjarrfikësve.

“Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në njoftim./teve1.info/

Lëndohet një person në Kamenicë, iu dogj shtëpia nga ndezja e kaminit
Giriş Yap

Press Online ayrıcalıklarından yararlanmak için hemen giriş yapın veya hesap oluşturun, üstelik tamamen ücretsiz!