featured

“Horizonti i bashkimit me familjen evropiane nuk është më një ëndërr”, Rama: Jemi në një fazë tjetër zhvillimi

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me temë energjizimin e administratës publike me qëllim rritjen e profesionalizimit e performancës duke fuqizuar mirëqeverisjen, rendin ligjor dhe antikorrupsionin tha se bashkimi me familjen evropiane nuk është më një ëndërr .

Rama: Jemi në një fazë tjetër të zhvillimit të vendit, sot në këtë kontekst historik dhe përpjekje të madhe që Shqipëria do të bëjë në të gjitha hapat e procesit të anëtarësimit. Sot Shqipëria e ka këtë mundësi reale praktike konkrete mundësi e prekshme me sy, sepse horizonti i bashkimit përfundimtar me familjen evropiane nuk është më një ëndërr, nuk është më asnjë iluzion apo një ambicie, por meritet konkret, ajo çka e lidh këtë parantezë është se për të realizuar këtë arritje administrata publike është faktori kyç, i pazëvendësueshëm, nga sa dhe si administrata publike do të angazhohet këto vite, do të përcaktohet edhe shpejtësia me të cilën Shqipëria do të hyjë në BE, do të përcaktohet edhe cilësia e jetës demokratike, cilësia e institucioneve, funksionimit tërësor të shtetit, varet një grimcë e punës së jashtëzakonshëm që duhet të bëjë Shqipëria për t’u ulur në atë tryezë qe deri dje ishte krejt e pamundur të imagjinohej, sot është një mundësi reale.


Top Channel

“Horizonti i bashkimit me familjen evropiane nuk është më një ëndërr”, Rama: Jemi në një fazë tjetër zhvillimi
Giriş Yap

Press Online ayrıcalıklarından yararlanmak için hemen giriş yapın veya hesap oluşturun, üstelik tamamen ücretsiz!