featured

Sigal Prishtina përforcohet me ish-basketbollistin nga NBA, Diamond Stone

Diamond Stone është përforcimi më i ri i Sigal Prishtinës.

Klubi kryeqytetas zyrtarizoi këtë të shtunë marrëveshjen me ish-basketbollistin e LA Clippers.

Stone luan në pozitën e qendrës dhe është i gjatë 208 centimetra.

Ai së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës Zavkhan në Mongoli, ku është paraqitur me mesatare prej 27.4 pikëve dhe 10.1 kërcimeve për ndeshje.

Njoftimi i plotë i klubit bardhekaltër në Facebook

EHHH TASH ÇELNI SYTË 💣💥

DIAMOND STONE i bashkohet SIGAL PRISHTINËS ⚪🔵✍️

Qendra amerikane ka karrierë të suksesshme me ç’rast ishte i draftuar në NBA me LA Clippers (sezoni i parë) dhe më pas ka luajtur në NBA G-League për 3 vite me skuadra të ndryshme.

Së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës Zavkhan në Mongoli ku është paraqitur me mesatare monstruoze me double-double prej 27.4 pikë dhe 10.1 kërcime për ndeshje.

Let the 💎 shine!

Mirësevjen Diamant Guri!

 

 

Sigal Prishtina përforcohet me ish-basketbollistin nga NBA, Diamond Stone
Giriş Yap

Press Online ayrıcalıklarından yararlanmak için hemen giriş yapın veya hesap oluşturun, üstelik tamamen ücretsiz!