Shoqata e pensioniste serb në veri të vendit ka ftuar qytetarët që të hënën nga ora 12:00 të marrin pjesë në protestën kundër vendimit për të ndaluar dinarin.
Në mbështetje të kësaj proteste ka dal Lista Serbe, e cila ka ftuar të gjithë qytetarët e këtij komuniteti që të hënën të protestojnë në Mitrovicë të Veriut.
“Lista Serbe mbështet protestat në Mitrovicë të Veriut, të paralajmëruara nga shoqata e pensioniste dhe në të njëjtën kohë ftojmë të gjithë qytetarët nga Kosova që të hënën më datën 12 shkurt nga ora 12:00 të marrin pjesë në këtë protestë demokratike kundër vendimit të regjimit në Prishtinë për të ndaluar dinarin dhe pagesat”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.
Edhe një ‘Demokracia serbe’ serbe ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen protestës të hënën të thirrur nga Shoqata e Pensionistëve.