featured

Kanceri i mbretit mund të sjellë afrimin mes princit Harry e William, ose jo?

Pas titujve të gazetave se Harry ka fluturuar drejt Londrës për të vizituar babain mbret që është diagnostikuar me kancer, ai është parë sërish i buzëqeshur në shoqërinë e yjeve të sportit në Nevada.

Zhvillimi vjen teksa mediat spekulojnë për arsyen e vërtetë të vizitës transatlantike të së martës të princit në Britani, teksa më pas ai ishte kthyer me nxitim në aeroport për t’u kthyer në SHBA.

Mediat thonë se ai ka qëndruar me të atin rreth 45 minuta ndërsa nuk është takuar fare me të vëllanë William.

Me sa duket një emergjencë e tillë nuk do të sjellë një ngrohje të shpejtë të lidhjeve të prishura në familjen mbretërore, por vetëm foto të Harry në sediljet e pasme të Range Rovers.

“Sëmundja e babait nuk duket se është katalisti për afrimin me William, çfarë do të duhet të jetë atëherë? Me çdo vit që kalon ndarja e tyre duket sikur thellohet,” thotë historiani britanik i mbreteroreve Anthony Seldon, për BBC.

Ai paralajmëron se Princ Harry do të humbasë mbështejen publike prandaj duhet të  “nisë të kuptojë nga jeta” dhe të mos e shohë më veten si një ‘viktimë’.

“Harry është në fakt një person i talentuar dhe pasionant që ka potencial për të bërë mirë, unë mbetem optimist por me çdo krizë që vjen ky optimizëm merr një tjetër goditje”, shton ai.

Nuk është në fakt se Princi Harry e Meghan po fshihen, ata kanë udhëtuar drejt Xhamaikës dhe kësaj jave do të vizitojnë Kanadanë.

“Interpretimi im është se ai veproi sipas impulsit për të vizituar të atin kur dëgjoi lajmin. Kemi parë shumë tentativa rikëshillimi, siç ishte takimi për ditëlindje, por ndoshta mbreti Charles kishte planet e tij për trajtimin e çlodhjes pas trajtimit mjekësor”.

Ndoshta është situata e tensioneve në familjen mbretërore mes Princit William e Princit Harry, dhe jo në fakt me babanë e tyre. Në çdo mundësi është parë se mbreti ka lënë derën e hapur për rikëshillim mes tyre, shton eksperti. //BBC/