featured

Inaugurohet objekti i ri i Konsullatës së Kosovës në Hamburg

Me qëllim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve për mërgimtarët dhe qytetarët e Kosovës dhe reputacionit të shtetit tonë, është përuruar objekti i ri i Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Hamburg të Gjermanisë.

Në hapjen zyrtare morën pjesë deputetë dhe eurodeputetë gjermanë, deputetë të landit të Hamburgut, përfaqësues të qeverisë së landit të Hamburgut, ambasadori në Gjermani, Faruk Ajeti, zyrtarë të Ministrisë së Jashtme të Kosovës, anëtarë të korit diplomatik dhe konsullor në Hamburg, si dhe një numër i madh i artistëve, intelektualëve dhe bashkatdhetarëve tanë.

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Hamburg tani gjendet në adresën, Rothenbaumchaussee 133, 20149 Hamburg, Gjermani.

Ministria e Jashtme dhe Diasporës mbetet e përkushtuar në mbështetjen institucionale të mërgimtarëve dhe qytetarëve të Kosovës, duke qenë sa më afër dhe në shërbim të tyre.

Inaugurohet objekti i ri i Konsullatës së Kosovës në Hamburg
Giriş Yap

Press Online ayrıcalıklarından yararlanmak için hemen giriş yapın veya hesap oluşturun, üstelik tamamen ücretsiz!