featured

Erëra të forta nesër në Prishtinë, Komuna njofton se do ta izolojë zonën rreth objektit të saj në Dragodan

Komuna e Prishtinës ka apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes pasi nesër parashihet të ketë erëra të forta, që mund të sjellin edhe dëme materiale.

Ata poashtu njoftuan se do ta izolojnë zonën përreth objektit të Kryeqytetit në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Tutje, thuhet se kjo do të bëhet për të parandaluar ndonjë fatkeqësi të mundshme.

“Nesër, e diel, 11.02.2024, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca do të izolojë zonën rreth objektit të Kryeqytetit në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.  Kjo do të bëhet për të parandaluar ndonjë fatkeqësi të mundshme për shkak se janë paralajmëruar për nesër erëra të forta nga 20 deri në 80 km/h të cilat do të sjellin edhe dëme materiale”.

Sipas parashikimeve meteorologjike për nesër e diel 11 Shkurt 2024, parashihet të ketë reshje shiu, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike. Era do të fryjë nga juglindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-80 km/h! Parashihet të ketë dëme materiale në zona të caktuara” – thuhet në njoftim”, thuhet tutje në njoftimin e komunës.

Erëra të forta nesër në Prishtinë, Komuna njofton se do ta izolojë zonën rreth objektit të saj në Dragodan
Giriş Yap

Press Online ayrıcalıklarından yararlanmak için hemen giriş yapın veya hesap oluşturun, üstelik tamamen ücretsiz!