Skuadra e FC Prishtinës ka marrë sot një super lajm.
Ekipi kryeqytetas ndodhet aktualisht në pushim, megjithatë ka marrë lajmin e mirë në lidhje me rikthimin e Albin Krasniqit.
Siç merr vesh GazetaBlic Sport, Albin Krasniqi do jetë gati për t’iu rikthyer fushave të blerta nga 5 janari, që nënkupton se do jetë i gatshëm për fazën përgatitore dhe Superkupën e Kosovës ndaj Ballkanit.
Kransiqi ka qenë jashtë fushave disa muaj, shkak i lëndimit, por tashmë gjithçka ka kaluar dhe do jetë gati për muajin janar.
Rikthimi i tij e gëzon shumë FC Prishtinën, pasi Kransiqi ishte lojtari më i dalluar i tyre në fillimin e sezonit.
/GazetaBlic Sport