Saliba: Liverpool duhet të merrte një penallti

featured

Mbrojtësi i Arsenalit, William Saliba, ka pranuar se skuadra e tij ishte me fat që nuk u penalizua kur Martin Odegaard u fut në zonë.

Saliba u pyet për vendimin për të mos akorduar penallti për Liverpool në pjesën e parë.

Francezi pranoi se skuadra e tij ishte me fat që arbitri vendosi në favor të tyre dhe mikpritësit nuk iu dha një penallti.

Martin Odegaard preki me dorë topin brenda zonës së rrezikshme dhe VAR-i kishte vendosur se vendimi i gjyqtarit Chris Kavanagh ishte i drejtë dhe kështu ndeshja vazhdoi.

Duke folur pas ndeshjes, Saliba u pyet nëse besonte se ishte një penallti.

“Po, sigurisht. Sigurisht, ishte një penallti. Por, unë nuk jam arbitri dhe ne duhet ta pranojmë [vendimin]”.

Ndeshja ndër mjet dy skuadrave përfundoi në një barazim 1:1.

Saliba: Liverpool duhet të merrte një penallti
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.