featured

Zgjedhje të përbashkëta, Selmani: Do të kurseheshin mjete buxhetore

Derisa partitë politike po përpiqen të harmonizojnë qëndrimet për zgjedhje të përbashkëta parlamentare dhe presidenciale, edhe profesori universitar Bashkim Selmani vlerëson se zgejdhjet duhet të mbahen në të njejtën ditë. Për TVM2, Selmani në mesin e argumenteve përmend edhe atë të zvoglimit të shpenzimeve, përcjell PRESSonlien.al

“Është fakt se përpjekjet për zgjedhjet është një nga çështjet bazike, për sa i përket zgjedhjeve Kuvendare dhe Presidenciale, por nga ana tjetër mund të bazohemi edhe tek mënyra e organizimit, dhe e gjendjes së rëndë e buxhetit publik, prandaj do të ishte e arsyeshme që të gjitha zgjedhjet kuvendore dhe presidenciale të mbahen në të njëjtën datë, për arsyje se do të ishte në aspektin ekonomik si çështje e favorshme për sa u përket mënyrës së organizmit të zgjedhjeve” – tha profesori universitar, Bashkim Selmani.

Selmani: Po ashpërsohet retorika politike

Ai vlerëson se me afrimin e caktimit të dates së zgejdhjeve, po ashpërsohen edhe përplasjet mes pushtetit dhe opozitës.

“Duke parë përplasjet të cilat po ndodhin aktualishtë në mes pozitës dhe opozitës, e cila mund të reflektoj në relacionet të ndryshme, por jo edhe në favorin e zgjedhjeve, prandaj edhe po them se do të ishte mirë që zgjedhjet Parlamentare dhe Presidenciale të mbahen në të njejtën kohë dhe në të njejtën mënyrë sepse përfshinë këtu më shumë karakterin ekonomik.” – u shpreh profesori universitar, Bashkim Selmani, përcjell PRESSonline.al

LSDM ende është në koordinim e sipër me partnerët e koalicionit rreth datës së zgejdhjeve, derisa BDI dhe ASH, por edhe VMRO-DPMNE dhe opozita shqiptare janë për mbajtjen e zgjedhjeve në të njejtën ditë.

Zgjedhje të përbashkëta, Selmani: Do të kurseheshin mjete buxhetore
Giriş Yap

Press Online ayrıcalıklarından yararlanmak için hemen giriş yapın veya hesap oluşturun, üstelik tamamen ücretsiz!