featured

Tarifa e lirë e rrymës: Në RMV 650.000 orëmatës të zakonshëm – 170.000 digjital!

Nga 1 dhjetori tarifa e lirë çdo ditë nga 13.00 deri 15.00

Nga 1 dhjetori nisi të zbatohet tarifa e lirë për rrymën elektrike që vlen çdo ditë nga ora 13.00 deri 15.00. Por, ajo që me siguri dihet është se tarifën e lirë do ta kenë vetëm amvisëritë që kanë orëmatës digjital të rrymës.

EVN-ja, sic njofton KlanM, posedon 170.000 orëmatës digjital, për të cilët, në mënyrë kompjuterike do të vendoset tarifa e lirë. Por, për 650.000 orëmatësit tjerë të zakonshëm, ekipet e kompanisë do të duhet ta bëjnë në terren në mënyrë mekanike.

Por, nëpër rrjete sociale, shpërndahen fotografi që janë bërë pas orës 13.00 kur duhet të ketë tarifë të lirë, e ku shihet se edhe orëmatësi digjital punon me tarifën e shtrenjtë T1 e jo me T2 që paraqet tarifën e lirë.

Nga EVN, sic percjell KlanM, kishin njoftuar se amvisëritë që kanë orëmatës digjital vet mund të kontrollojnë nëse harxhojnë rrymën sipas tarifës së lirë.

“Në LCD ekranin e orëmatësit paraqitet shenja T1 – Tarifa e lartë dhe T2 – Tarifa e ulët, që do të thotë se varësisht periudhës së ditës paraqiten dhe aktivizohen shenjat adekuate në ekran. Shfrytëzuesi mund ta kuptojë nëse pas 1 dhjetorit i është ristartuar orëmatësi për tarifën e lirë nga ora 13.00 deri 15.00”, thonë nga EVN.

Ndryshe, EVN Home si Furnizuesi Universal i energjisë elektrike, në tenderin për prokurim të enegjisë elektrike për plotësimin e nevojave të konsumatorëve për periudhën janar-qershor 2024, sic percjell KlanM, pranoi vetëm një ofertë, edhe atë nga SHA EMV me çmim të shitblerjes së energjisë elektrike prej 57 euro për megavat-orë, ndërsa do të mbulojë 95% të sasisë së përgjithshme të planifikuar.

Ky çmim është rreth 7,5% më i lartë se çmimi i kaluar i cili u pranua në tenderin e fundit të Furnizuesit Universal (qershor-dhjetor 2023), ku SHA EMV ofroi çmim të shitblerjes prej 53 euro për megavat-orë.

EVN-ja deri në fund të vitit duhet t`i bëjë llogaritjet për çmimin e energjisë elektrike që duhet të paguhet nga 1 janari 2024. /KlanMacedonia

Tarifa e lirë e rrymës: Në RMV 650.000 orëmatës të zakonshëm – 170.000 digjital!
Giriş Yap

Press Online ayrıcalıklarından yararlanmak için hemen giriş yapın veya hesap oluşturun, üstelik tamamen ücretsiz!