1. Lajme
  2. MAQEDONI
  3. A i kërkoi falje opozita Bujar Osmanit? “Eurovia” tani do të ndërtojë pishinë në Çair

A i kërkoi falje opozita Bujar Osmanit? “Eurovia” tani do të ndërtojë pishinë në Çair

featured

“Eurovia” do të ndërtojë pishinë në Çair me vlerë prej 900 mijë eurove. Në pyetjen gazetareske për vërtetësinë e lajmit, Visar Ganiu, i pari i komunës së Çairit është betuar se për herë të parë dëgjon për këtë informacion. Ai ka sqaruar se ofertuesi zgjedhet sipas kompjuterit.

“Kush ka dhënë çmimin më të ulët zgjidhet në mënyrë kompjuterike. Betohem në tre fëmijët e mi se është hera e parë që dëgjoj nga ju se ka qenë ajo kompani që ka fituar tenderin. Duhet të kenë ofruar çmimin më të ulët”, ka thënë për televizionin “Telma” kryekomunari i Çairit Ganiu.

Partia e Ganiut muaj të tëra ka akuzuar se “Eurovia” është donatore e BDI-së dhe se çdo kontraktim i së njëjtës nga ana e BDI-së ka të bëjë me korrupsion.

A i kërkoi falje opozita Bujar Osmanit? “Eurovia” tani do të ndërtojë pishinë në Çair
|