featured

Themeluesi i Wikipedia-s për inteligjencën artificiale: Po i shkuan artikujt katastrofë

Inteligjenca artificiale aktualisht nuk po e ndihmon Wikipedian, madje po i shkakton kokëdhimbje.

Jimmy Wales, themelues i platformës Wikipedia, tha se ChatGPT është mjet jashtëzakonisht popullor, por është “katastrofë” kur përdoret për të shkruar artikuj në këtë platformë.

“Artikujt e shkruar me ChatGPT janë të tmerrshëm dhe nuk kuptohen fare”, ka pohuar ai.

Wales beson se në të ardhmen Inteligjenca Artificiale (Al) ka më shumë gjasa të mbështesë aktivitetet intelektuale sesa t’i zëvendësojë ato.

Ai ka shpreh edhe shqetësimin për largimin dhe kthimin nga puna të CEO dhe bashkëthemeluesit të OpenAl, Sam Altman, në një kohë të tensionuar për kompaninë.

Ai shpreh optimizmin se ky është një mësim i mirë për bizneset fillestare, për të menduar në një fazë shumë të hershme për qeverisjen dhe stabilitetin e kompanisë.

Ndryshe, kompania më e fuqishme në botë në fushën e inteligjencës artificiale ka paralajmëruar se po punon shumë për të sjellë risi të tjera.

Themeluesi i Wikipedia-s për inteligjencën artificiale: Po i shkuan artikujt katastrofë
Giriş Yap

Press Online ayrıcalıklarından yararlanmak için hemen giriş yapın veya hesap oluşturun, üstelik tamamen ücretsiz!