Zelensky në 10-vjetorin e protestave pro-europiane: Ishte fitorja e parë e luftës sonë

featured

Presidenti Volodymyr Zelensky përkujtoi 10-vjetorin e protestave historike pro-demokracisë në Kiev.

Ngjarjet e ndodhura një deklaratë më parë Zelensky i lidhi me pushtimin e Ukrainës, duke i përshkruar demonstratat në sheshin Maidan si “fitoren e parë” të luftës me Rusinë.

Gjatë protestës pro-europiane në Kiev 10 vite më parë humbën jetën rreth 100 civilë në përleshjet e dhunshme me forcat e sigurisë në kryeqytet, ngjarje që çuan në rrëzimin e presidentit të mbështetur nga Kremlini, Viktor Janukoviç.

“Ajo ishte fitorja e parë në luftën  që po bëjmë sot. Një fitore kundër indiferencës. Një fitore e guximit. Fitorja e Revolucionit të Dinjitetit”, u shpreh Zelensy.

Zelensky deklarate të shpërndarë vlerësoi përparimin e vendit të tij drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian ndërkohë që lufta po hyn në dimrin e saj të dytë.

“Vit pas viti, hap pas hapi, ne do bëjmë çmos për të siguruar që ylli ynë të shkëlqejë në rrethin e yjeve në flamurin e BE-së, i cili simbolizon unitetin e popujve të Evropës”, u shpreh Zelensky.

Komisioni Europian rekomandoi në fillim të këtij muaji hapjen e bisedimeve zyrtare të anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë dhe sugjeroi që shtetet anëtare t’i japin Gjeorgjisë statusin e kandidatit.


Top Channel

Zelensky në 10-vjetorin e protestave pro-europiane: Ishte fitorja e parë e luftës sonë
|