Spotify ka nënshkruar një marrëveshje të veçantë me Google përmes të cilët nuk paguan asnjë komision tek gjiganti i kërkimit kur njerëzit regjistrojnë apo paguajnë një abonim përmes sistemit të pagesave të Android.
Ky informacion u zbulua gjatë një dëshmie në gjykatë kur Epic dhe Google po përballen.
Si pjesë e të njëjtës marrëveshje, Spotify i pagoi Google vetëm 4 përqind komision nëse përdoruesit regjistroheshin tek shërbimi përmes Google, shumë më pak sesa 15 përqind që paguajnë aplikacionet e tjera për abonimet përmes Google Play Store.
Google dhe Spotify ranë dakord të vendosin 50 milionë dollarë secili në një “fond suksesi” si pjesë e marrëveshjes.
Vërejtjet u bënë si pjesë e një padie të ngritur për herë të parë kundër Google nga Epic Games, krijuesi i lojës shumë popullore Fortnite, në 2020-ën.
Epic pretendonte se Play Store në Android ushtronte një monopol të paligjshëm që detyronte krijuesit e aplikacioneve të paguanin komisione në mënyrë që të ofronin pagesa brenda aplikacioneve.
Spotify fillimisht mbështeti Epic në luftën ndaj Google dhe Apple. Por në 2022 kompania filloi të përdorte një program të quajtur User Choice Billing ku aplikacionet Android mund të përdornin sistemet e tyre të pagesave në këmbim të një komisioni të reduktuar. /PCWorld Albanian