Dhjetra të shtypur për vdekje teksa kërkonin të rekrutoheshin në ushtri në stadiumin në Kongo (fotot)

featured

Të paktën 37 të rinj kanë gjetur vdekjen sot tragjikisht në shtypjen masive teksa kërkonin të rekrutoheshin në ushtri, jashtë një stadiumi në kryeqytetin Congo-Brazzaville, njoftonin zyrtarët qeveritarë.

Disa njerëz përpiqeshin të kalonin me forcë në portat e stadiumit Brazzaville, duke shkaktuar kaosin dhe shtypjen tragjike të turmës, citoheshin të thonin dëshmitarët.

Javën e shkuar ushtria e vendit njoftoi planet për rekrutimin e 1,500 personave nga mosha nga 18 deri në 25 vjeç.

Përveç viktimave, shumë të tjerë ishin plagosur në shtypjen masive, njoftonte qeveria.

Ende nuk janë dhënë shifra të sakta, por grupe krize janë ngritur në vendngjarje, njoftonte agjencia AFP.

Rrjeti Associated Press shkruante se qindra njerëz në ditë po regjistroheshin në qendrat e rekrutimit që prej nisjes së nismës javës që shkoi.

Papunësia e të rinjve qëndron në rreth 42% në Congo-Brazzaville, dhe shumë të rinj e shohin ushtrinë si një nga vendet ku mund të sigurojnë një punë e nje rrogë.

Detajet e tragjedisë në stadiumin ‘Michel d’Ornano’ janë ende të paqarta, por qindra njerëz ishin mbledhur jashtë stadiumit edhe dje.

Burimet thanë për rrjetin BBC se procesi regjistrimit ishte hapur vetëm mëngjesin e sotëm.

“Sipas organizatorëve sot do të ishte dita e fundit. Prandaj shumë kishin pritur edhe gjatë natës me shpresën për t’u regjistruar”, tha një burim ushtarak për rrjetin AP, teksa shtonte: “Disa njerëz ishin të paduruar dhe tentonin të hynin me forcë, duke shkaktuar shtypjen që la një numër njerëzish të vrarë e të plagosur, çka për ne është e përçmueshme.”


Top Channel

Dhjetra të shtypur për vdekje teksa kërkonin të rekrutoheshin në ushtri në stadiumin në Kongo (fotot)
|