Prej dhjetë ditësh një pjesë e pedonales Nikolla Kljusev është e zënë me materiale ndërtimi nga objekti që po ndërtohet dhe inspektori komunal ka konstatuar se bëhet fjalë për një skele të çmontuar, e cila nëse nuk hiqet në kohën më të shkurtër të mundshme do të rezultojë në një gjobë për kontraktorin, shkruan PRESSonline.al
Me kalimin e viteve, Shkupi është shndërruar në një kantier të madh ndërtimi ku në të gjitha lagjet po ndërtohen objekte të reja, ndërsa kantieret zënë hapësira publike dhe vështirësojnë lëvizjen e këmbësorëve, madje edhe qarkullimin normal. Banorët e Shkupit janë dëshmitarë dhe shpesh reagojnë për faktin se tarabat prej teneqeje me të cilat janë rrethuar kantieret i zënë trotuaret, ndaj duhet të lëvizin në rrugë, por edhe se hapësira përballë tyre është kthyer në parking për makineritë e nevojshme të realizuesve.
Një shembull i tillë, siç theksojnë qytetarët, është ajo që ka ndodhur në dhjetë ditët e fundit në rrugën Nikola Kljusev, afër sheshit Jadran, në zonën më qendrore të qytetit. Këtu hapësira jashtë kantierit të rrethuar, ku investitori “MG Property” SH.PK po ndërton një objekt biznesi, është zënë me hekura dhe materiale të tjera ndërtimi. Është një zonë për këmbësorë, kështu që përpos që e gjithë kjo duket e shëmtuar, është e pasigurt për të ecur, po ashtu edhe pllakat në rrugë janë të thyera dhe të dëmtuara. Në të njëjtën kohë, të mos harrojmë se një vinç ngrihet mbi kokat e kalimtarëve, kështu që njerëzit përpiqen të vrapojnë në këtë hapësirë sa më shpejt të jetë e mundur.
Pasi kërkuam nga Komuna Qendër një përgjigje që lejon këtë sjellje të realizuesve dhe nëse inspektorati ka një pasqyrë se çfarë po ndodh atje, inspektorati menjëherë ka dalë në terren dhe ka konstatuar se skela e përdorur në objekt është lënë përpara kantierit të ndërtimit.
Në momentin e mbikqyrjes në vend u konstatua se një sipërfaqe publike ishte e zënë nga skelat që shërbenin për rinovimin e objektit që është në fazën përfundimtare dhe skela është hequr nga objekti. Investitori ka bërë me dije se kompania nënkontraktore do të zhvendosë skelat nga hapësira publike në një periudhë sa më të shkurtër kohore. Sipas Ligjit të Ndërtimit, nëse skela nuk largohet nga hapësira publike në kohën më të shkurtër të mundshme, inspektori i autorizuar ndërtimor pranë Komunës Qendër, sipas nenit 156-b paragrafi 1 pika 4, i shqipton gjobë kryerësit – u përgjigjën nga komuna, informon PRESSonline.al
Për problemin me ndërtuesit po reagojnë edhe banorët e rrugës 9 Maji pas Sallës Universale. Ata ankohen se për nevoja të kantiereve, rruga herë pas here mbyllet për kalim, ndërsa trotuaret vazhdimisht mbulohen me materiale ndërtimi. Madje në trotuar vendoset një tualet portativ plastik.
Imagjinoni që jeni prind ose kujdestar i një fëmije të vogël që dëshironi të ecni me karrocë në rrugën “9 Maji”. Dhe ndoshta duhet ta sillni apo ta çoni fëmijën në kopshtin e së njëjtës rrugë… Gjithsesi, nga njëra anë, nuk do të mundeni për shkak të “dizajnit” të trotuarit, “hundëve” të makinave dhe gjërat e mbetura nga kantieri në nr. 4a, dhe në anën tjetër, fjalë për fjalë i gjithë trotuari është uzurpuar nga i njëjti kantier. Nëse dilni në rrugë do t’ju godasë një veturë, se nga makinat e parkuara nuk ka ku të shkohet – komentojnë grupi “Në mbrojtje të Bunjakovecit” për situatën para një prej kantiereve në rrugën 9 Maji.
Në kantierin ngjitur me kopshtin, rruga shpesh mbyllet plotësisht nga makineritë që përdoren për ndërtim. Nga Komuna Qendër thonë se ndërtuesi ka miratim për regjim të përkohshëm të komunikacionit.
“Për zënien e një sipërfaqeje publike, investitori ka leje për regjimit të përkohshëm të qarkullimit, të lëshuar nga një autoritet kompetent. Ne bëmë një inspektim në vend dhe ndërtuesi konfirmoi duke nënshkruar deklaratën e gjetjeve se do t’i sjellë materialet në kantier dhe do t’i largojë nga zona publike në të njëjtin moment kur EVN do të dislokojë kabllot që janë nën autoritetin e tij (veçmë po punohet për këtë) që pllaka të mund të betonohet në lartësinë +0,45 m. Nëse ndërtuesi e lë sërish materialin e ndërtimit në sipërfaqe publike, do të sanksionohet, pra do të gjobitet – pohojnë nga komuna Qendër.(PRESSonline.al)