Zrnovci – komuna më e vogël për nga numri i banorëve në vend. Ky fshat, i cili është tetë kilometra larg Koçanit, ose 104 kilometra nga kryeqyteti, ndodhet në rrëzë të malit Plaçkovica, i cili i siguron ujë të pastër dhe lumenj gjatë gjithë vitit, shkruan PRESSonline.al
Dita ishte me diell, por pavarësisht motit të bukur, ekipi i TV 24 takoi vetëm banorë të moshuar, të cilët treguan para kameres sonë se rinia ishte larguar, duke kërkuar lumturinë në mbarë botën.
I porsalinduri i parë këtë vit në Zërnovci ka lindur muajin e kaluar. Dhe kryetari i komunës, Borço Kocev, është i vetëdijshëm se shifrat janë të pamëshirshme dhe se komuna gjithnjë e më shumë mbetet pa popullatë të re dhe të aftë për punë.
Drejtoresha e shkollës së vetme fillore në Zërnovc, Sllagjana Gavrillova, thotë se shpërngulja ndihet edhe në shkollë, ku numri i nxënësve të klasës së parë të regjistruar në këtë shkollë sillet nga 15 deri në 23 fëmijë në pesë vitet e fundit.
Kjo komunë rurale në Maqedoninë Lindore është e njohur edhe për preshin që rritet në këtë rajon. Vendasit thonë se është e vështirë të kultivohet, por edhe nuk ka më kush ta punojë.
Vendi po përballet me ulje të natalitetit dhe numri i personave që ndjekin arsimin e mesëm është vazhdimisht në rënie, e bashkë me këtë edhe numri potencial i punëtorëve të rinj, kjo më së shumti ndihet në komunat rurale, ku fshatrat fjalë për fjalë mbeten bosh, siç është shembulli me Komunën e Zërnovcit, ku gjithnjë e më pak ka lindje, e më shpesh vdekje, ndërsa të rinjtë shpërngulen jashtë kufijve të Maqedonisë.(PRESSonline.al)