Close Menu
Press Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Facebook X (Twitter) Instagram
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Press Online

Lufta në Ukrainë/ SHBA ndihmë të re për ukrainasit, vlera arrin deri në 100 milionë dollarë

Press Online20 Nëntor, 2023 GLOBI

Washingtoni njoftoi për paketën e re të ndihmës me armë dhe pajisje për Ukrainën.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe ai i Mbrojtjes, Lloyd Austin, i thanë presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, se SHBA-ja do t’i ofrojë mbështetje afatgjatë Ukrainës, teksa ky shtet po vazhdon të luftojë kundër trupave ruse.

Paketa, në vlerë prej 100 milionë dollarësh, përfshin armë dhe pajisje që ishin autorizuar më herët, tha Blinken përmes një deklarate. Aty përfshihen Sisteme Raketore të Artilerisë me Lëvizshmëri të Lartë (HIMARS) dhe municione shtesë.

Kjo paketë “do të ndihmojë që të përmbushen nevojat e menjëhershme në fushëbetejë të Ukrainës, përderisa shteti lufton për të rimarrë territorin e tij sovran”, tha Blinken, duke shtuar se është kritike që Kongresi amerikan të ndërmarrë hapa për të miratuar kërkesën e presidentit Joe Biden, për financim shtesë për Ukrainën.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, arriti në Kiev më 20 nëntor në një vizitë të paparalajmëruar. Vizita kishte për synim të tregonte mbështetjen për Ukrainën mes shqetësimeve “për lodhje nga lufta” të aleatëve perëndimorë të Ukrainës, veçmas të SHBA-së, që është shteti që ofron ndihmën më të madhe ushtarake dhe financiare për Ukrainën.

“Isha i nderuar që takova presidentin Zelensky sot në Kiev për të riafirmuar mbështetjen e SHBA-së. Ne, së bashku me aleatët dhe partnerët tanë, do të vazhdojmë të mbështesim nevojat urgjente që ka Ukraina në fushëbetejë dhe për kërkesat afatgjate të mbrojtjes”, tha Austin në një postim të publikuar në X, që më herët njihej si Twitter.

Zelensky tha se kjo vizitë “është sinjal shumë i rëndësishëm për Ukrainën”, duke shtuar se “ne ende llogarisim në mbështetjen tuaj”.

Uashingtoni i ka dhënë dhjetëra miliarda dollarë ndihmë ushtarake dhe ndihmë tjetër Ukrainës, që kur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të këtij shteti shkurtin e vitit të kaluar.

Qeveria amerikane disa herë ka përsëritur se do të mbështesë Kievin për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Megjithatë, shqetësimet janë rritur lidhur me vazhdimin e mbështetjes së SHBA-së për shkak të disa ligjvënësve republikanë në Kongres.

Ndihma e mëtejme financiare për Ukrainën nuk u përfshi në projektligjin e përkohshëm të miratuar nga Kongresi amerikan javën e kaluar. Ky projektligj mundësoi shmangien e mbylljes së Qeverisë amerikane./ REL


Top Channel

Shpërndaje Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email Telegram WhatsApp Copy Link

Lajme të ngjashme

GLOBI 2 Dhjetor, 2023

A qëndron krahasimi mes Hamasit dhe IS-it?

GLOBI 1 Dhjetor, 2023

Transferojnë çdo muaj 50 miliardë dollarë jashtë vendit – Kinezët e pasur investojnë vendosin kapitalin e tyre në bankat perëndimore

GLOBI 1 Dhjetor, 2023

Pse vendet duan të “thyejnë” plotfuqishmërinë e dollarit? – Dollari ka mbajtur “frenat” e monedhës rezervë botërore që nga Lufta e Dytë Botërore

GLOBI 1 Dhjetor, 2023

Gjermania, vendim historik: Për herë të parë, lejohet pa kushtëzime dyshtetësia

GLOBI 1 Dhjetor, 2023

Nafta, rritje e re? OPEC shkurton prodhimin, Rusia bie dakord

GLOBI 1 Dhjetor, 2023

Ukraina: Rusia ka shkatërruar mbi 170 mijë ndërtesa që nga fillimi i luftës

SHOWBIZ

Nëse flini me çorape apo zbathur, kjo për ju e tregon një gjë të rëndësishme!

Veshja dhe dukja e Leartes në këtë foto do iu lë pa fjalë

Njihuni me motrën e Arbenita Ismajlit, kaq të ngjashme duken

TË FUNDIT

A i kërkoi falje opozita Bujar Osmanit? “Eurovia” tani do të ndërtojë pishinë në Çair

3 Dhjetor, 2023

Maqedonia e Veriut bëhet gjithnjë e më e varur nga importi

3 Dhjetor, 2023

ASH: Lajmet për përçarje dhe dalje nga Qeveria janë thjeshtë fabrikime

3 Dhjetor, 2023

Zgjedhje të përbashkëta, Selmani: Do të kurseheshin mjete buxhetore

3 Dhjetor, 2023

Shqipëria në finalet e “Gjermani 2024”, nis procesi i shitjes së biletave të ndeshjeve nga UEFA

3 Dhjetor, 2023
© 2018 - 2023 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
  • POLITIKA E PRIVATËSISË

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.