Spasovski: Mickoski nuk mund ta kuptojë se si është të kesh qëndrim

featured

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sonte nga Komuna e Aerodromit ka komentuar shkurt kërkesat e Hristijan Mickoskit për tërheqje nga posti ministror.

“Shumë herë kam dashur të dëgjoj qëndrime nga Mickoski si lider i opozitës për shumë çështje, por nuk mund t’i dëgjojmë qëndrimet e tij dhe nuk është aspak e çuditshme për mua kur ai nuk mund ta kuptojë se si ka qëndrim një politikan”, tha Spasovski.

Më herët Mickoski tha se nëse Spasovski nuk pajtohet me ligjin për amnisti le të jep dorëheqje nga qeveria.

Spasovski: Mickoski nuk mund ta kuptojë se si është të kesh qëndrim