1. Lajme
  2. SHOWBIZ
  3. Këto tre emra përfliten si banorët e parë të “BBVK”!

Këto tre emra përfliten si banorët e parë të “BBVK”!

featured

“Big Brother Vip Kosova” është në prag, sipas disa burimeve të fundit flitet data 9 tetor, mirëpo emrat e banorëve akoma janë mister.

Së fundmi “Telegrafi” bën me dije nga burime pranë produksionit se janë tre emra të cilët përflitet se do të jenë pjesë.

Bëhet fjalë për këngëtaren Monika Salihu, gazetarin dhe humoristin Gani Gërmia dhe këngëtaren, Linda Halimi.

Kjo e fundit e pyetur në një intervistë disa ditë më parë as nuk e konfirmoi e as nuk e përjashtoi si mundësi, duke thënë se edhe mund të hyjë në rast se nuk kthehet në Amerikë.

Këto tre emra përfliten si banorët e parë të “BBVK”!
|