Teksa i gjithë rrjeti i doli kundër, një ditë më parë Albano Bogdo reagoi në instagram në lidhje me batutën e tij maskiliste ndaj Beatrix Ramosajt.
Nëse prisnit ndonjë ndjesë publike, gaboheni ai duket se i qëndron “humorit” të tij.
“Na ka bekuar Zoti me 3 gjëra jashtëzakonisht të vyera si komb; Lirinë e fjalës, Lirinë e mendimit dhe ndërgjegjes dhe Kryqëzimin publik nqs përdor një nga dy të parat,”-shkroi ai.
Për këtë reagim ai mori një përgjigje nga Elvis Pupa.
Ky i fundit Artisti ka ndarë një video në Instagram ku shprehet: “Liria e fjalës tregon emancipimin e një kombi. Mënyra si një individ e përdor lirinë e fjalës, tregon shumë për karakterin e atij individi.”
Më herët edhe vetë Beatrix reagoi duke thënë se Albano nuk ofendoi atë por vajzat shqiptare dhe se po ndërmerr masa ligjore ndaj tij.