Një person në Mamushë të Prizrenit, ka lajmëruar policinë për zhdukjen e djalit të tij.
Në raportin 24 orësh, thuhet se ankuesi ka treguar se djali i tij ka dalë nga shtëpia para tre ditëve, dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
Njësitë relevante të policisë janë duke e hetuar rastin, për të cilin është njoftuar edhe prokurori.