Çeku zbuloi planin pesë vjeçar, Haxhiu i PDK-së reagon për bllokimin e investimeve në sport

featured

Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar për investimet në sport, pas zbulimit të planit pesë vjeçar nga Hajrullah Çeku.

Ai është shprehur, se tash tri vite, ministri Hajrullah Çeku, ka bllokuar këto investime në Stadiumin Nacional afër aeroportit të Prishtinës, Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, Stadiumin e Gjilanit, Pejës, Gjakovës e Drenasit.

Ai ka thënë se ministri po arsyetohet duke thënë se duhet të miratohet strategjia për sportin.

“A duhet të jap llogari minstri Çeku për bllokimin e investimeve në stadiumet tona të cila janë shndrruar në germadha për shkak të ndërprerjes së investimeve?”, është shprehur Haxhiu.

Tutje, deputeti i PDK-së, ka falënderuar Komitetin Olimpik të Lojerave Mesdhetaret për vendimin e organizimt të lojërave mesdhetare “Prishtina 2030”, duke thënë se ky vendim ka zgjuar vetëdijen e Qeverisë për investime në sport.

Çeku zbuloi planin pesë vjeçar, Haxhiu i PDK-së reagon për bllokimin e investimeve në sport
|