1. Lajme
  2. TEKNOLOGJI
  3. iPhone 15 ka një opsion të ri për mbrojtjen e baterisë, ja sesi funksionon

iPhone 15 ka një opsion të ri për mbrojtjen e baterisë, ja sesi funksionon

featured

Apple detajoi mënyrën sesi opsioni karikimit në 80 përqind funksionon.  Kur zgjidhni limitin 80 përqind, iPhone do të karikohet gradualisht deri në 80 përqind dhe më pas të ndalojë.

Nëse niveli i baterisë bie nën 75 përqind, karikimi do të rifillojë derisa bateria të arrijë në 80 përqind.

Apple tha se me këtë limit të aktivizuar, iPhone do të karikohet herë pas here deri në 100 përqind për të mbajtur të saktë matjen e përqindjes së baterisë.

Opsioni i ri i bashkohet funksionalitetit ekzistues Optimized Battery Charging që ka qenë në pajisjet Apple prej vitesh.

Kufiri i ri prej 80 përqind mund të ndihmojë në parandalimin e rënies së papritur të kapacitetit të baterisë që shumë iPhone 14 dhe iPhone 14 Pro kanë raportuar kohët e fundit.

Seria iPhone 15 gjithashtu i lejon përdoruesit të shohin numrin e ciklit të karikimit për baterinë tuaj. /PCWorld Albanian

iPhone 15 ka një opsion të ri për mbrojtjen e baterisë, ja sesi funksionon
|